# Type at least 1 character to search Translation missing: en.general.search.desc
Kleva Vilonit (Diclofenac Sodium 1%) është një xhel për përdorim lokal që përmban diklofenak, një substancë aktive nga grupi i barnave anti-inflamatore jo-steroide (NSAIDs). Ky produkt lehtëson simptomat e inflamacionit si dhimbja dhe ënjtja, të shkaktuara nga trauma të tendinave, ligamenteve, muskujve dhe kyçeve, si ndrydhjet, tendosjet dhe mavijosjet. Gjithashtu përdoret në trajtimin e formave të lokalizuara të reumatizmit të indeve të buta dhe osteoartritit sipërfaqësor. Aplikohet 2-4 gram xhel, 3-4 herë në ditë, duke u fërkuar butësisht në lëkurë. Trajtimi nuk duhet të zgjasë më shumë se 14 ditë. Nuk rekomandohet për individët me alergji ndaj diklofenakut ose përbërësve të tjerë të produktit. Këshillohet kujdes gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji; konsultohuni me mjekun përpara përdorimit.
Farmaci Esler është një farmaci e licensuar dhe e çertifikuar për të ofruar barna dhe produkte farmaceutike të sigurta dhe të besueshme. Ne punojmë në përputhje të plotë me të gjitha rregulloret dhe standardet e përcaktuara nga autoritetet shëndetësore, duke garantuar që çdo produkt që gjeni tek ne është i kontrolluar dhe i aprovuar për përdorim. Kujdesi për shëndetin tuaj është prioriteti ynë kryesor, ndaj ofrojmë vetëm barnat dhe produktet më cilësore që përmbushin të gjitha kërkesat ligjore dhe profesionale.
Dermokozmetika