# Type at least 1 character to search Translation missing: en.general.search.desc
CeraVe Resurfacing Retinol Serum 30ml është një serum i formuluar posaçërisht për lëkurën e prirur ndaj njollave dhe në reduktimin e shenjave pas akneve. Formula e saj ka në përmbajtje kombinimin e retinolit dhe ceramideve. Retinoli ndihmon në reduktimin e njollave të hiperpigmentimit dhe shenjat post-akne në sajë të stimulimit të rigjenerimit qelizor. Ceramidet ushqejnë dhe hidratojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës. Formula eshtë e pasuruar edhe me Niacinamide, përbërës i cili bën të mundur kontrollin e sebumit të tëpërt në lëkurë si dhe në minimizimin e porove duke i dhënë lëkurës një pamje të njëtrajtshme.
Farmaci Esler është një farmaci e licensuar dhe e çertifikuar për të ofruar barna dhe produkte farmaceutike të sigurta dhe të besueshme. Ne punojmë në përputhje të plotë me të gjitha rregulloret dhe standardet e përcaktuara nga autoritetet shëndetësore, duke garantuar që çdo produkt që gjeni tek ne është i kontrolluar dhe i aprovuar për përdorim. Kujdesi për shëndetin tuaj është prioriteti ynë kryesor, ndaj ofrojmë vetëm barnat dhe produktet më cilësore që përmbushin të gjitha kërkesat ligjore dhe profesionale.
Dermokozmetika