# Type at least 1 character to search Translation missing: en.general.search.desc
JOWAÉ Nourishing Very Rich Cream është një krem fytyre ushqyes për lëkura të thata dhe shumë te thata. Ushqen, hidraton dhe zbut lëkurën duke i kthyer asaj komfortin dhe shkëlqimin.
Ashtu si të gjitha produktet Jowaé, hidratuesi ka një tolerancë shumë të mirë kundrejt lëkurës sepse nuk përmban paraben, fenoksietanol, silikon, vaj mineral, ngjyrues sintetik ose përbërës me origjinë shtazore (përveç produkteve të bletëve).
85 % e përbërësve janë me origjinë bimore. Përbëresit aktive janë:
- Lumifenole - veti antioksidante, nxit metabolizmin qelizor dhe rregullon sintezen e melatonines.
- Vaj kamelia - me veti ushqyese, riparuese, hidratuese dhe rigjeneruese.
- Vaj Makadamia - ndihmon në rigjenerimin e qelizave, zbut dhe hidraton lëkurën e dëmtuar.
- Vaj Ulliri
- Gjalp Shea
- Glicerinë vegjetale
Farmaci Esler është një farmaci e licensuar dhe e çertifikuar për të ofruar barna dhe produkte farmaceutike të sigurta dhe të besueshme. Ne punojmë në përputhje të plotë me të gjitha rregulloret dhe standardet e përcaktuara nga autoritetet shëndetësore, duke garantuar që çdo produkt që gjeni tek ne është i kontrolluar dhe i aprovuar për përdorim. Kujdesi për shëndetin tuaj është prioriteti ynë kryesor, ndaj ofrojmë vetëm barnat dhe produktet më cilësore që përmbushin të gjitha kërkesat ligjore dhe profesionale.
Dermokozmetika